Bashkim Mustafa takon qytetarët në Ferizaj dhe Shtime: “PDK do t’ju bëjë krenarë me qeverinë e ardhshme”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bashkim Mustafa, ka zhvilluar takime me qytetarët në Ferizaj dhe Shtime, ku ka marrë mbështetje të madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në rrjetet sociale, Mustafa ka falënderuar të gjithë qytetarët për pritjen dhe përkrahjen, duke theksuar se PDK do t’i bëjë krenarë me qeverisjen e saj të ardhshme, nën udhëheqjen e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj! Partia Demokratike e Kosovës do t’ju bëjë krenarë me qeverinë e ardhshme, me kryeministrin Bedri Hamza!” – ka shkruar Mustafa.