Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bashkim Mustafa, ka zhvilluar një takim me strukturat, aktivistët dhe simpatizantët e partisë në Fushë Kosovë.
Në këtë tubim, Mustafa ka theksuar rëndësinë e mobilizimit dhe unitetit brenda PDK-së, duke shprehur bindjen se partia është në rrugën e duhur drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.
“Rruga jonë drejt fitores është e pashmangshme,” ka deklaruar ai, duke inkurajuar të gjithë përkrahësit të angazhohen maksimalisht në këtë proces zgjedhor.
Ky takim është pjesë e aktiviteteve të tij elektorale, teksa PDK-ja po synon të fitojë mbështetje të gjerë për kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza.
#BedriHamzaKryeministër #94BashkimMustafa #PDK131 #MaMirë