Bashkim Mustafa, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka zhvilluar takime të frytshme me qytetarët në disa komuna, duke theksuar mbështetjen e madhe që po merr ftesa e PDK-së për ndryshim.
“Takime frytdhënëse në Malishevë, Klinë, Makermal të Skenderajt dhe Drenas. Faleminderit qytetarëve që anë e kënd Kosovës po i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë për më mirë!” u shpreh Mustafa, duke theksuar angazhimin e tij për të çuar përpara vizionin e PDK-së për zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.
Në kuadër të kësaj fushate, Mustafa ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen vizionit të tij dhe të PDK-së:
#BedriHamzaKryeministër
#94BashkimMustafa
#PDK131