Kandidati i PDK-së për deputet, Bashkim Mustafa, ka shpallur një nga prioritetet kryesore të programit të tij: rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e arsimit në Kosovë, përfshirë mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe stafin mbështetës.
“Arsimi është themeli i zhvillimit të çdo shoqërie. Mësimdhënësit tanë janë shtylla kryesore që mbështesin të ardhmen e Kosovës. Është koha që puna dhe sakrifica e tyre të vlerësohet me dinjitet dhe paga të denja. Ndaj angazhimi im i parë është rritja e pagave me 50% për të gjithë punonjësit e sektorit të arsimit,” ka deklaruar Mustafa, transmeton Klina.info.
Ky premtim është pjesë e programit gjithëpërfshirës të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila synon një të ardhme më të mirë për arsimin dhe mirëqenien në vend.
📚 #MaMirë për mësimdhënësit
📖 #MaMirë për arsimin dhe Kosovën
🤝 #BedriHamza për Kryeministër
#PDK #BashkimMustafa94