Bashkim Mustafa, kandidati për deputet nga PDK me numrin 94 ka thënë se në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, PDK do të ofrojë fonde mbështetëse për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që pranohen në universitete me renome ndërkombëtare.
“PDK është e përkushtuar për të ndërtuar një Kosovë ku arsimi është një mundësi e barabartë për çdo të ri e të re që ka potencial dhe ambicie për të arritur majat.
Ne e kuptojmë që suksesi i vendit tonë varet nga fuqizimi i brezave të rinj, dhe ky angazhim është dëshmi e vizionit tonë për një të ardhme më të ndritur për Kosovën dhe qytetarët e saj.”, shkruan Mustafa në rrjetin social FB.
#bedrihamzakryeminister #94bashkimmustafa #PDK131 #MaMirë