Bashkim Mustafa: “Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova mundet më mirë”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bashkim Mustafa, ka theksuar fokusin e qeverisë së ardhshme nën drejtimin e Bedri Hamzës, duke e cilësuar zhvillimin ekonomik si çelësin për një mirëqenie më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Mustafa u shpreh se vendit nuk i duhen zëra që nxisin përçarje shoqërore, por punë konkrete që ofron një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

“Qeveria e re do të jetë e orientuar drejt zhvillimit ekonomik, që sjell përmirësimin e standardit të jetesës. Kosova nuk ka nevojë për britma që shkaktojnë përçarje, por për më shumë angazhim dhe përkushtim, që garanton një të nesërme më të sigurt,” deklaroi Mustafa.

Duke vlerësuar vizionin e PDK-së për një qeverisje më të mirë, ai shtoi:
“Partia Demokratike e Kosovës ka qytetarët dhe zhvillimin në qendër të platformës së saj, ndërsa stagnimi dhe izolimi do të jenë gjithmonë oponencë për ne.”

Me sloganin dhe përkushtimin për një Kosovë më të fortë, Bashkim Mustafa përmbylli mesazhin e tij:
“Me kryeministër Bedri Hamzën, Kosova mundet ma mirë!”
#bedrihamzakryeminister #94bashkimmustafa #PDK131 #MaMirë