Bashkim Mustafa, kandidat për deputet nga PDK: Falënderim për mbështetjen madhështore në Likoc, Ticë dhe Rezallë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bashkim Mustafa, ka vazhduar fushatën zgjedhore me takime entuziaste në fshatrat Likoc, Ticë dhe Rezallë.

Pas përfundimit të vizitave, Mustafa shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe që ka marrë nga qytetarët e këtyre zonave. Ai ndau një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, duke shkruar:
“Faleminderit për këtë mbështetje madhështore! 🙏🩵”

Mustafa është angazhuar për të sjellë ndryshime pozitive përmes vizionit të PDK-së, duke e shoqëruar mesazhin e tij me sloganin e njohur të partisë:
#PDK131 #MaMirë

Përkrahja e banorëve të Likocit, Ticës dhe Rezallës tregon përkushtimin e komunitetit në përpjekjet për një të ardhme më të mirë.