Bashkim Mustafa, kandidat i PDK-së për deputet: “Platforma fituese e PDK-së, garancia për një Kosovë më të mirë”

Në një takim me qytetarët e Fushë Kosovës, Bashkim Mustafa, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), prezantoi platformën fituese të partisë së tij, duke theksuar se ajo përfaqëson vizionin për një Kosovë më të mirë.

I shoqëruar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, Mustafa foli për rëndësinë e angazhimit të secilit qytetar në rrugën drejt ndryshimeve që siguron programi politik i PDK-së.

“Mbrëmë në Fushë Kosovë, së bashku me kryetarin Memli Krasniqi, kemi shpalosur para qytetarëve platformën fituese të Partisë Demokratike të Kosovës. Besimi që po marrim nga njerëzit është dëshmi e qartë se PDK është e gatshme ta udhëheqë vendin me vizion dhe përgjegjësi,” tha Mustafa.

Platforma e PDK-së promovohet me motot #BedriHamzaKryeministër, #BashkimMustafa94, dhe #PDK131, duke forcuar përkushtimin për një Kosovë më të zhvilluar, të drejtë dhe të qëndrueshme.