Kreu i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari ka marr sot gradën gjenerallejtënant.
Grada më e lartë në ushtri Bashkim Jasharit ju dha nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani tha se pas rekomandimit të kryeministrit, Albin Kurti, ka vendosur që ta gradoi Jasharin me gradën më të lartë.
“Namin e familjes tuaj, të UÇK-së dhe uniformën që mbani, reputacionin e ushtrisë që keni ndërtuar, besimin që ne kemi këtu në presidencë, bëjnë që të kemi pritshmërinë e duhur”, ka thënë Osmani.
Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor.
Para tij, në krye të FSK-së ishte gjenerallejtënant Rrahman Rama.