Bashkësitë fetare në Kosovë kanë dalë njëzëri me një deklaratë kundër martesave mes gjinisë së njëjtë, e drejtë e cila pritet të përfshihet në Kodin e ri Civil.
“Bashkësia Islame e Kosovës, Dioqeza Prizren-Prishtine (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës shprehin shqetësimin lidhur me projektligjin për ndryshimin e Kodit Civil, pjesa e familjes, ku po rezultohet që të dobësohet përkufizimi dhe funksionimi i martesës në Kosovë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të bashkësive fetare.
Bashkësitë fetare të Kosovës thonë se mesin të bashkuara për “mbrojtjen e së drejtës së jetës së fetusit prej ngjizjes e tradicionale derisa ai lind, të drejtën e natyrshme gjinore si paracaktim për secilin qytetar”.
Ta prekësh ripërkufizimin e martesës dhe të pjesërnarrësve në të, pra të burrit e të gruas e lindur femër, mendojmë se po cenohet vullneti i Zotit si dhe zbulesa e Tij e shenjtë”, thuhet ndër tjerash në deklaratë.
“Bashkësitë fetare të Kosovës mbesin të bashkuara dhe me një zë të vetëm para ligjvënësve të Kuvendit të Kosovës, para qeverisë dhe institucioneve të tjera, që të heqin dorë prej çdo ndryshimi, prej çdo ripërkufizimi, prej 1#do riinterpretimi të neneve për statusin e bashkëshortëve në vendin tonë”, theksohet në këtë deklaratë.