Bashkësia Islame ne Klinë ndihmon Organizatat e UÇK-së.

Sot Bashkësia Islame në Klinë për tri organizatat e luftés së UÇK-së, dega në Klinë, ndau për 100 familje nga 5kg mish të Kurban Bajramit.
Familjet e dëshmorëve, invalidë dhe veteranë te UÇK-së gjatë takimit që paten me hoxhallarët e Klinës, shpërndanë mirënjohje reciproke, dhanë flamurin kombëtar dhe atë të UÇK-së dhe pranuan mirënjohje dhe librin e shenjtë, Kuranin.
100 familje me nevoja më të veçanta do t’i gëzojmë sot me nga 5kg mish që na i dhuroi Bashkësia Islame, deklaroi kryetari Hajdin Balaj. Ndërsa Mulla Fitim Boja deklaroi: Do të jemi përherë pranë këtyre tri kategorive që dhanë shumë nga vetja për Kosovën./Klina.info/