Bashkesia islame ne Klinë gjithmon afer qytetareve

Nën organizimin e kryeimamit të Klinës, Blerim ef. Musliut, fabrika e letrës së lagur “Happy” me drejtor Kushtrim Hotin, sot dhuroi 300 pako me letra higjienike të lagura për stafin mjekësor të QKMF-së dhe për policët e Klinës, në shenjë solidarizimi për punën heroike që po bëjnë në luftë kundër pandemisë së Corona virusit.
Në këto rrethana të vështira në të cilat po gjenden punëtorët shëndetësor dhe policët e Kosovës, përkrahja për ta duhet të jetë prioritet i të gjitha kompanive dhe qytetarëve.
Duke qenë të bashkuar dhe solidarë me njëri-tjetrin dhe me besim në Zotin, së bashku do ta kalojmë edhe këtë sfidë.

<