Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se për shkak të gjendjes pandemike të krijuar nga COVID-19, në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, kurse namazi i sabahut të falet nëpër shtëpi kurse namazi i Fitër Bajramit në xhami.
Falja e namazit të Fitër Bajarmit për besimtarët mysliman do të bëhet në orën 05:53 ndërsa xhamitë do të hapen vetëm 15 minuta para faljes së namazit të Bajramit.
“Kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat anticovid”.
“Hytben e Fitër – Bajramit në xhaminë e madhe në Prishtinë do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh të shkurtë për këtë festë”.
“Po ashtu për shkak të gjendjes pandemike, myftiu i Kosovës nuk do të organizoj pritjen tradicionale të festës së Fitër Bajramit”.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.