Bashkatdhetarët gjithmonë kanë kontribuar për vendlindjen, sa herë që ka pasur nevojë, si para ashtu edhe pas luftës.
Madje, shumë shoqata shqiptare në vende të ndryshme evropiane, po mbajnë gjallë jo vetëm gjuhën e kulturën shqipe atje, por duke ndihmuar edhe qytetarët që jetojnë në Kosovë.
Një nga to është edhe Shoqata Alba – Dill Herborn në Gjermani.
Kjo shoqatë me përfaqësues Ekrem Tafilaj nga Shtarica e Klinës, ka ndihmuar disa familje në këtë komunë me të holla.
Një dorë e zgjatur kjo, sado pak për t’ia lehtësuar jetën këtyre familjeve./Klina info/