BARTJA E MASKAVE DHE DORËZAVE BËHET E OBLIGUESHME NË INSTITUCIONET PUBLIKE

Sot, nën drejtimin e kryetarit të komunës, është mbajtur mbledhja e shtabit emergjent, ku është diskutuar në lidhje me situatën e krijuar me virusin COVID-19 dhe vendimet e reja që janë marrë nga Qeveria e Kosovës.

Me qëllim të rritjes së kujdesit ndaj shëndetit të shërbyesve civilë dhe qytetarëve, dhe në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është vendosur se shërbimet në Komunën e Klinës nuk do të mund t’i merrni nëse nuk jeni të pajisur me maskë e dorëza si dhe mbajtjen e distancës gjatë marrjes së shërbimit.

Komuna e Klinës, duke e parë rritjen e numrit të rasteve me virusin COVID-19, apelon qytetarët që të respektoni vendimet e institucioneve dhe udhëzimet e mjekëve, në mënyrë që të kujdesemi bashkë për shëndetin tonë dhe shoqërisë.