Bartësi i listës së AKR-së për Asamble Komunale në Klinë, Lavdim Gashi përmes një postimi në FB ka thënë se do ta mbështes Zenun Elezaj për kryetar në zgjedhjet lokale.
Sipas Gashi këtë vendim e ka marrë pasi që Elezaj e ka dëshmuar se është shembulli më i mirë i punës.
Ky është postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Në Emërin tim si kryetar i degës së AKR-së në Klinë, ju njoftoj se në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit, AKR, në garën për kryetar të komunës, do të mbështesë kryetarin aktual, prof. dr. Zenun Elezaj.
Arsyeja dhe qëllimi që kemi vendosur ta mbështesim profesorin e nderuar, z. Zenun Elezaj, është shembulli i mirë që ka dhënë gjatë qeverisjes në këtë mandat në krye të komunës së Klinës, për cka do të angazhohemi që të fitojë edhe një mandat.
Për kuvend të komunës, ne kemi listën tonë të kandidatëve dhe ju ftoj të gjithëve ta votojnë Zenun Elezajn për kryetar dhe kandidatët e listës tonë për kuvend të komunës.
Voto Akr 149✅ Lavdim Gashi
Voto Rinor regjepaj 2✅
Voto Aak Prof.dr. Zenun Elezaj 121✅
Na Priftë e Mbara.