Barrikada e vendosur të premten pasdite në Rudare, po vazhdon të jetë në mes të rrugës duke pamundësuar lëvizjen e automjeteve.
Kjo barrikadë ka bërë që dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak të mbyllen që nga e premtja.
Afër kësaj barrikade ndodhen dy vetura të KFOR-it polak, por jo edhe të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
Ekipi i IndeksOnline po qëndron në veri duke përcjell çdo zhvillim që po ndodhë në këtë zonë.
Gazetarët nga terreni raportojnë se qarkullimi në Rudare po behët vetëm në këmbë nga banorët lokal