Barileva e Prishtinës është mobilizuar si kurrë më parë për të mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në zgjedhjet e 9 shkurtit. Pas një takimi me banorët e Barilevës dhe një diskutimi të frytshëm për punën e madhe që pret, Bajqinovci theksoi rëndësinë e vazhdimit të rrugës së zhvillimit dhe drejtësisë për Kosovën.
Barileva, një vend i njohur për punëtorët e vyer, patriotët dhe intelektualët, ka shprehur një përkrahje të jashtëzakonshme për projektin e transformimit të vendit. Më 9 shkurt, qytetarët e Barilevës janë të vendosur të kontribuojnë në fitoren e radhës dhe të çojnë përpara ideologjinë e progresit dhe ndryshimit.
“Faleminderit për besimin dhe angazhimin tuaj!” – shprehu Bajqinovci, duke nënvizuar rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit të qytetarëve për të arritur objektivat e përbashkëta.
Lëvizja 118 ✅
Albin Kurti 1 ✅
Mefail Bajqinovci 48 ✅