Banorët s’po lejojnë ndërtimin e Fabrikës së Çimentos, edhe pas intervenimit të Njësisë Speciale

Pas shumë polemikave, sot sërish u tentua që të nis puna për ndërtimin e Fabrikës së Çimentos në fshatin Gremnik të Klinës.
Por, banorët, menjëherë kanë dalë në vendin e punimeve, duke ia ndërprerë punën firmës. Madje ata nuk janë larguar nga aty për 4 orë radhazi.
Në vend të ngjarjes, ka dalë Policia e Klinës, më pas edhe Njësia Speciale.
Të njëjtit, u kanë dhënë siguri punëtorëve të firmës që ta vazhdojnë punën, por që ata kanë ndërprerë punën.
Ndryshe, protestë për mos lejimin e ndërtimit të Fabrikës së Çimentos, ka pas edhe para Komunës së Klinës.
Kundër ndërtimit të kësaj fabrike ka dalë edhe opozita në Klinë.
Klina.info gjatë gjithë kohës iu ka sjellë detaje, por edhe video e pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes./Klina info/