Banorët e Siqevës të revoltuar: Kalimtarët po e ndotin fshatin tonë

Banorët e fshatit Siqevë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me një deponi të mbeturinave që është krijuar pranë rrugës që kalon përmes fshatit.

Sipas tyre, kjo grumbullim i mbeturinave nuk është rezultat i hedhjeve nga banorët lokalë, por i veprimeve të papërgjegjshme nga kalimtarë të rastit, të cilët ndalojnë dhe hedhin mbeturina në këtë hapësirë, duke ndotur ambientin dhe rrezikuar shëndetin publik.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete lidhur me këtë rast.

Ata theksojnë se gjobitja e shkelësve do të shërbente si shembull për të tjerët dhe do të ndihmonte në parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.