Banorët e Sferkës qe 5 vite në hall nga ujërat e zeza ( Video)

Banorët e fshatit Sferkë të Klinës janë në hall nga ujërat e zeza,Shkruan Klina.info

Ata kanë thënë për Klina Info, të cilët kanë dërguar dhe një video që kanalizimi qe 5 vite është i rrjedhshëm dhe po depërton në ara e livadhe.

Madje sipas tyre, niveli ka ardhë deri te kroi (Vrella), që po rrezikon ta ndot dhe atë.
Ndërsa të njëjtit thonë se po rrezikohen edhe 2 lagje nga këto ujëra, çka se po kanq vështirësi për t’i dërguar fëmijët në shkollë.
Të njëjtit kanë kritikuar nivelin komunal, duke thënë se qeverisja e tanishme, por as ato paraprake s’kanë ndërmarrë asgjë./Klina.info/