Banorët e rrugës “Ilir Murturi” paralajmërojnë protestë nëse nuk vendosen “Policët e shtrirë”

Banorët e rrugës “Ilir Murturi”, tash e sa kohë kanë kërkuar vendosjen e policëve të shtrirë në rrugë për shkak të aksidenteve që ndodhin kohë pas kohe.

Të njëjten kërkesë banorët ia kanë bërë edhe Ministrisë së Infrastukturës, mirëpo të njejtit përgjegjëse e lënë komunen e Klinës.

Sipas tyre lidhur me këtë çeshtje hapa duhet të ndërmarrë vetë kuvendi komunal.

Banorët edhe njëherë kërkojnë mirëkuptim dhe ndërmarrjen e hapave sa më shpejt me qëllim që t’i parandalojnë aksidentet.

Vlen të përmendim se jo rrallë herë në këtë rrugë janë shënuar aksidente të ndryshme, duke përfshirë edhe ato me fatalitet.

Banorët presin përgjigje pozitive nga komuna lidhur me këtë kërkesë, në të kundërten planifikojnë edhe protesta.

Të njejtit konsiderojnë se ky veprim është i domosdoshëm dhe në të mirë të banorëve përreth.

Rruga “Ilir Murturi”, është njëra ndër rrugët më të frekuentuara në Klinë, andaj edhe vendosja e ndalesave do të ishte nevojë e domosdoshme./Klina.info/