Banorët e Resnikut dhe Jashanicës kërkojnë asfaltimin e rrugës

Në Resnik dhe Jashanicë, banorët janë obliguar të dalin vet për ta rregulluar rrugën që lidhë këto dy fshatra.

Derisa, ata përmes Klina.info i kanë bërë thirrje kryetarit Zenun Elezaj që të merr masa, për ta shtruar asfaltin e ri.

Të njejtit kanë thënë se për shkak të këtij problemi, po hasin në vështirësi të shumta, veçmas kur ka reshje shiu.