Banorët e një lagjeje në Klinë që 20 orë pa energji elektrike

Një pjesë e Klinës ka mbetur në terr.

Bëhet fjalë për banorët e Lagjes “Abedin Rexha”, të cilët kanë thënë për Klina.info se ka 20 orë që janë pa energji elektrike.

Ata janë shprehur të indinjuar dhe kërkojnë nga KEDs që të ju rikthehet rryma.