Banorët e një lagje në Klinë pa ujë, deklarohet drejtori i Hidrodrinit

Klina.info ka raportuar sot rreth problemit për mungesën e ujit që kanë banorët e Lagjes mbi Stacionin e Trenit në Klinë.

Të njëjtit kanë thënë me shqetësim se ka 24 orë që janë pa ujë, çka se u është vështirësuar jeta.
Ndërsa, drejtori i Hidrodrinit, Halil Berisha ka thënë për Klina.info se janë duke punuar për këtë problematikë, dhe se brenda orës banorëve do t’u kthehet uji./Klina.info/