Banorët e Laçit akoma pa bukë, prej ditësh askush nuk ka dërguar ndihma

Në këtë rrëmujë të madhe kur të gjithë ndihen të frikësuar dhe pa një çati mbi kokë, banorët e Laçit dhe sot nuk kanë mundur të marrin një copë bukë.

Ndihmat në këtë zonë vijojnë të mungojnë.

Kjo tregon dhe njëherë se për ta prej disa ditësh askush nuk kujtohet dhe pse në këtë vend u kërkua edhe nga opozita që të shpallej gjendja e jashtëzakonshme.

“Ne po rrimë po presim për të marrë ndihmat. Unë kam që në 7 të mëngjesit dhe deri tash”, shprehet një prej banorëve. /albeu.com/