Lajmi për ndërprerjen e mësimit gjatë mbrëmjës së kaluar ka shkaktuar një mobilizim të qytetarëve, ku të gjithë i janë drejtuar marketeve dhe qendrave grumbulluese për t’u pajisur me miell dhe gjëra ushqimore,
Një situatë paniku vërehet edhe në Klinë, ku sipas burimeve të Klina info në shumë pika grumbulluese në Klinë dhe në fshatra gjatë ditës së sotme ka mungesë të miellit, pasi kërkesat e qytetarëve janë shumë të mëdha, kështu edhe ato pak pika, të cilat kanë ende miell janë duke u përballur me kolona të gjata nga qytetarë të shumtë, të cilët po presin me orë të tëra për t’u furnizuar me miell,
Gjatë javës së ardhme sipas menaxherëve të disa depove të miellit, të cilët nuk dëshiruan t’ju publikohet emri në Klina info “thanë se pritet që të ketë furnizim të mjaftushëm më miell”.
Ndërkaq Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se nuk ka nevojë për panik dhe rritje çmimesh, meqenëse ka sasi të mjaftueshme të miellit në Kosovë./