banoret e fshatrave: CEROVIK Çabiq, Gulluboc, Pllaqicë, Mleqan, Kijevë, Llazicë, dhe Bubavec, nuk po bëhet rehat me energjinë elektrike.
Kështu, kërkesat që i bën disa herë nuk ua zgjdihën telashet, andaj vendosën që këto t’i shfaqin në një mënyrë tjetër, shkruan klina info
Bashkë dolën e në shënjë proteste bllokuan autostradën Prishtinë – Klinë.
Problemet këta që i kanë që një kohë me energjinë elektrike është kualiteti i dobët i saj, duke bërë që shumë pajisje të mos ju funksionojnë apo dëmtohet.
Veç kësaj, nga banorët thanë që edhe po ndihen të rrezikuar,
Ndërsa, veç telasheve më kualitetin e dobët, këta as këtë energji elektrike nuk e kanë të përhershme, pasi reduktimet janë të shpeshta e pa orar./Klina info/