Në Komunën e Klinës, qytetarët po vazhdojnë të përballen me shumë probleme, të cilat janë lënë pas dore nga qeverisja aktuale.
Banorët që jetojnë në rrugën “Bedri Mustafa”, në Lagjen mbi Stacionin Hekurudhor janë në hall nga ujërat e zeza.
Ata kanë thënë për Klina Info se si pasojë e kanalizimit, ujërat e zeza po vërshojnë në rrugë, çka se kjo pjesë është e pakalueshme për shkak të erës së rëndë.
Klina Info sjellë pamje ku shihet se në çfarë gjendje është kjo rrugë.