Banorët e Gllareves kërkojnë funksionalizim të ujësjellësit

Shperndaje

ShareTweetPin

Ka 10 vjet që gypat për furnizim me ujë janë vendosur në fshatin Gllarevë të Klinës. Megjithatë, edhe një dekadë pas, Komuna e Klinës nuk ka arritur t’u sigurojë ujë 2500 banorëve të fshatit Gllarevë.

Për kryetarin e këtij fshati, mosfunksionalizimi i rrjetit të ujësjellësit për tërë këtë kohë, është shqetësues.

Bala ankohet se puset nga të cilat furnizohen, shumë herë mbesin pa ujë. Banorë të tjerë thonë se çdo palë zgjedhje mashtrohen me premtime për rregullimin e këtij problemi.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, tregon se rrjeti nuk është lëshuar në funksion për shkak të mungesës së burimit të ujit. Elezaj shton se po provojnë që këtë ta bëjnë përmes një burimi ekzistues.

Ky projekt, sipas Elezajt, parasheh shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në të gjitha fshatrat e pjesës lindore të Klinës.