Tash e 2 javë, Klina hyri në izolim nga virusi. Para disa ditësh qeveria e Kosovës ka marrë një vendim që të mos lëvizin njerëzit apo makinat. Banorët e fshatit Gjurgjevikë i Madh po e respektojnë këtë vendim. Ata në fakt dalin në fshat sa për t’u shëtitur, mirëpo duke mbajtur distancën e mjafturshme ndërmjet tyre dhe me kujdes të shtuar.