Banorët e fshatit Stapanicë, Rixhevë e Gllarevë mbledhin nënshkrime, kundër autostradës së re

Banorët e fshatit Stapanicë, Rixhevë dhe Gllarevë janë kundër autostradës që pritet të shtrohet.

Klina.info ka siguruar edhe nënshkrimet e mbi 2000 banorëve të këtyre fshatrave, të cilët edhe kundërshtojnë autostradën, e cila nuk do të shtrohet nga ajo ekzistuese, por sipas tyre po devijon rrugën.

Sipas tyre, nëse kjo autrostradë ndërtohet pritet të mbyllen 50 biznese që janë jetësore për ta, ku shumë familje mbesin pa të ardhura.
Ata madje kanë kërkuar nga Ministri i Transportit, që mos të bëhet kjo autostradë, në të kundërtën janë të gatshëm edhe të protestojnë./Klina info/