Banorët e fshatit Siqevë të Komunës së Klinës, përveç që po përballën me virusin sikur të gjithë qytetarët tjerë, ata janë në hall të madh edhe me hajnat, shkruan Gazeta Klina.info.
Në këtë fshat vetëm mbrëmë janë vjedhur dy bagëti në dy shtëpi, ndërsa sipas banorëve ka pasur edhe tentim vjedhje në disa shtëpi tjera.
Lexues të Gazetës ka thënë se “mbrëmë kanë ndodhur disa vjedhje dhe disa tentime vjedhjesh bagëtish. Pasi i kemi vërejtur kemi lajmëruar policinë, të cilët kanë ardhur në vendin e ngjarjes në mëngjes. Pasi ka ndodhë vjedhja ne kemi bërë roje tërë natën, pasi ka pasur edhe tentim vjedhje bagëtish”, ka thënë një lexues për Gazetën./Klina.info/