Banoret e fshatit Gremnik kundër fabrikës se çimentos

 

Sot me datën 02.02.2020 këshilli i fshatit Gremnik organizoj mbledhje më banorët e fshatit për 2 pika të rendit të ditës  1) Iniciativa për ndërtimin e fabrikës se çimentos në zonën kadastrale Dresnik, zonë e cila është afër fshatit Gremnik. Pas sqarimeve për demin që shkakton kjo fabrikë sipas raportit të ekspertëve për ndotje që u prezantua dhe pas raporti të ministrisë se ambientit të vitit 2012 të gjithë banorët njëzëri ranë dakord që  të koordinohen që të ndalin këtë iniciativë pasi që ndihen të tradhtuar nga institucionet tona shtetërore sepse gjithë procesi është zhvilluar në menyrë të fshehur. U mor iniciativa që të protestohet me të gjitha metodat demokratike dhe si mënyrë e parë u propozua bashkangjitja e nënshkrimit të peticionit i cili do të filloj të nënshkruhet nesër me datën 03.02.2020. Në këtë takim ishte mjaft i zëshem edhe komuniteti i bizneseve të cilet potencuan se pa marr parasyesh fitimet, jeta e njerëzve në vendin tonë është më e rendësishme.

Ndërsa për pikën e 2- të   të rendit u mor vendim që zona bujqësore “Plantacioni i vishnjave Gremnik” të privatizohet nga bashkëfshatarët tanë të cilët dikur ishin pronar të kësaj sipërfaqeje, duke zbatuar ligjet në fuqi të mundësohet që banorët ta blejnë si ngastër vetëm për qëllime bujqësore ashtu siç ka qenë gjithmonë.

Këshilli i fshatit në emër të kryetarit Demë Kalludra falënderon bashkëfshatarët për këtë mobilizim për të ndaluar një të keqe  që i kanoset banorëve të fshatit.