Sot në vazhdën e refuzimit të ndërtimit të fabrikeës së cimentos qytetarët e fshatit Gremnik organizuan një aksion simbolik në lavrimin e tokës së tyre në fshatin e tyre ku planifikohet te ndërohet fabrika e cimentos. Aksioni filloj me senzibilizimin e shtetit tonë lidhur me privatizimin e ngastrës që ka qenë e mbjellur me vishnje në ndërmarrjen bujqësore Malishgani në Gremnik. Pasi që APK ka vendosur të privatizoj këtë ngastër me sipërfaqe prej 75 hektar fshatarët njëzëri janë të zotuar që të marrin pjesë në privatizimin e kësaj parcele dhe të shfrytëzojnë blerjen e ligjshme, mirëpo dikush ka tendencë që këtë ngastër ta shfrytëzoj për ndërtimin e fabrikës së cimentos dhe atëherë cmimi i kësaj ngastre do të dhjetëfishohej dhe do të degradohej ambienti dhe cdo gjë rreth kësaj fabrike, sic jeni të informuar një grup i qytetarëve të komunës së Klinës ka filluar të mbledh peticionin i cili ka mbërritur në 5000 nënshkrues sipas organizatorëve, nga ky reagim komuna e Klines ka vendosur të reflektoj dhe nën trysninë e qytetarëve kryetari komunës ka vendosur të thërras mbledhje të jashtëzakonshme me datën 05.03.2020 në ora 10:00.
Solidarizimi i të gjithë qytetarëve të Klinës me banorët e Gremnikut ishte që të mos lëshohet pe lidhur me ndërrimin e destinacionit të ngastrës por ajo të mbetet ngastër bujqësore e jo nje fabrikë e cimentos e cila do të jetë një kancer për rrafshin e Dukagjinit, njëherit ata ftojnë të gjithë qytetarët e komunës së Klinës që ditën e enjte të jenë të pranishëm në sallën e kuvendit të komunës së Klinës për të përcjellur mesazhin e refuzimit të fabrikës së cimentos në qytetin tonë, mbesim me shpresë që të votuarit tanë për asamblenë komunale të mos na zhgenjejnë dhe njëzëri të gjitha grupet politike të përfaqësuara në asamble të votojnë cfuqizimin e të gjitha pëlqimeve të lëshuara lidhur me rregulllimin e dokumentacioneve për fabrikën e cimentos në qytetin e Klines e thonë qytetarët e komunës së Klinës/Klina info/