Banorët e fshatit Deiq po kanë shumë probleme gjatë qarkullimit. Ata tash e 20 vjet janë në mungesë së infrastukturës dhe të mbetur prapa nga institucionet komunale. Disa lagje në këtë fshat, jo më larg se 2 kilometra nga qyteti i Klinës janë në gjendje të rëndë. Ata për Klina info thanë se edhe nëse shtrohet vetëm me zhavor janë të kënaqur. Gjithashtu thonë se prej pas lufte nuk kanë pasur ndihmë nga komuna dhe se vite më heret vetë me iniciativen e tyre janë munduar ta bëjnë rrugën e qarkullueshme në lagjen Zeqiraj, rruga “Simon Shtjefën Dushi”. Ata kërkojnë nga komuna që sa më parë të marrin masa ndaj kësaj rruge./Klina.info/