Banorët e disa fshatrave në afërsi të Klinës janë në hall me furnizim të ujit me ujësjellës, ani pse janë parapagues të rregullt.
Bëhet fjalë për fshatin Dollc dhe Dresnik lagjet vendase Frroku, Mirdita dhe Quni, dhe Mataj që faktikisht janë paralagje e qytetit të Klinës.
“Edhe pse e kemi ujësjellësin dhe jemi parapagues të rregullt, që nga fillimi i prillit nuk furnizohemi me ujë nga ky ujësjellës.
Bile fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut nuk ka asnjë pikë uji edhe pse disa herë jemi ankuar askush nuk i ka përfillë ankesat tona”, kanë thënë ata.
Madje kanë kërcënuar edhe me protesta.
“Nuk na mbetur asgjë tjetër vetëm të organizojmë masa protetuese! Kërkojme nga organet gjegjëse që të mos na detyrojnë të marrim masa të tilla”, u shprehën të revoltuar banorët.