Banorë në këtë rrugë të Klinës, qe 4 ditë pa ujë

Banorët e rrugës “Zeqir Isufi”, në Klinë ka katër ditë që janë pa ujë.

Ata të shqetësuar, kanë thënë për Klina.info se gjendja në këto ditë të të ftohta po shkon duke u rënduar.

Derisa kanë shtuar se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje se çfarë po ndodhë dhe kur do të kthehet furnizimi me ujë.