Banorë e Gllarevës paralajmërojnë protesta për shkak te mospagesës së shpronësimit të autostradës Kijevë-Zahaq

Banorët e fshatit Gllarevë të Klinës, janë shprehur të indinjuar për shkak të mospagesës së shpronësimit të autostradës Kijevë-Zahaq,shkruna Klina info.

Të njëjtit kanë thënë se janë qe dy vite në pritje të pagesës që u takon, derisa kanë paralajmëruar edhe protesta.

Pasi që një pjesë e autostradës është blerë nga private, me qëllim të përfitimit. Ndërsa Qeveria ende nuk e ka kryer shpronësimin e rrugës.

Banorët gjithashtu kanë shtuar se kanë mbetur peng, e që vlerësimi dhe vendimi për shpronësim të tokave ka dy vite që është lëshuar./Klina.info/