Fshati Banjë në Komunën e Malishevës është ndër vendet më të prekura me COVID-19, në Kosovë.
Në këtë fshat numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 20, ndërsa në Komunën e Malishevës 61.
Sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), njoftoi se nga 129 mostra që janë testuar, 20 prej tyre kanë dalë pozitiv. Prej këtij numri 15 janë me vendbanim në Banjë të Malishevës, 2 me vendbanim në Malishevë, 1 në Bllacë të Suherekës, 1 në Drenas dhe 1 në Prishtinë.
Ndërsa, po ashtu në mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë dy të infektuar ne Klinikën Infektive në Prishtinë, duke e rritur numrin e të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë në 3. Kurse numri total i të infektuarve ka shkuar në 165.