Banorëve të disa banesave në Klinë iu ndërpre sot uji për pak minuta, kjo pasi pronari i bllokut nuk i kreu obligimet financiare në kohen e caktuar ndaj Sh.A “Hidrodrini”.
Kësisoji, mesditen e së mërkurës përfaqësues të Hidrodrinit në shoqërinë e pjesëtarëve të policisë ja mësyen bllokut për shkyqje, transmeton Klina.Info.
Megjithatë, pas dakordimit të të gjitha palëve, pronari i bllokut ka kryer financiarisht obligimet, me ç‘rast edhe banorėve u është kthyer furnizimi me ujë./Klina.Info/