Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se banesa e një polici është gjuajtur me armë. Rasti është raportuar nga personi i cili ishte në mbikëqyrje të banesës. Ndërkaq, hetimet janë duke vazhduar
Banesa e një zyrtari policor është gjuajtur me armë, të premten në Prishtinë.
Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, banesa ishte duke u mbikëqyrur nga një dëshmitar në mungesë të pronarit të saj. 5 vrima ishin shkaktuar nga goditjet në dhomën e gjumit gjersa gëzhoja armësh janë gjetur edhe jashtë banesës.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës pronë e një zyrtari policor nga një predhë e armës. Dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje te banesës në mungesë të pronarit. Në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë(5) vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar për mes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së djeshmes