Bamirësia në Natën e Bajramit, BIK në Klinë shtrin dorën për veteranët e UÇK-së

Në frymën e solidaritetit dhe bamirësisë, Këshilli i Bashkësisë Islame i Klinës, i udhëhequr nga Hoxhë Blerim Musliu dhe sekretari Fitim ef. Boja, ka vizituar dhe ndihmuar tri kategori të veçanta: veteranët e UÇK-së, Handikosin dhe Qendrën e Kujdesit Ditor “Zana”.

Në këtë aksion u shpërndanë ndihma në vlerë prej 1200 eurosh, duke i shtrirë dorën e ndihmës atyre që kanë dhënë kontribut për vendin dhe atyre që kanë nevojë më së shumti.

“Të jesh pranë atyre që kanë nevojë është detyrë fetare, e të ndihmosh ata që kanë dhënë për vendin është obligim moral. Ju bamirës të dashur, faleminderit që edhe këtë Ramazan ishit pranë sofrave dhe zemrave të nevojtarëve!” – shkruan Hoxhë Blerim Musliu.

Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuojnë për të mirën e shoqërisë!