Është kompletuar xhiro e 30-të e Superligës së Kosovës në futboll me tri ndeshjet e zhvilluara sot.
Ballkani ka shënuar një fitore të thellë ndaj Trepçës ’89, të cilën e ka mposhtur me rezultat 7-2 në stadiumin e qytetit në Suharekë,
Albion Rrahmani dhe Berisha me nga dy gola, pastaj Dellova, Kuc dhe Harmon realizuan golat për skuadrën e Ilir Dajës, ndërkohë që skuadra mysafire realizoi dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.
Gjilani ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Drenicës me rezultat 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga Zabergja.
Sfidë tejet interesante u zhvillua në Podujevë, aty ku Llapi dhe Dukagjini barazuan me rezultat 1-1 duke ndarë pikët.