Skuadra e Ballkanit është nisur drejt Bullgarisë, për aktin e dytë të përballjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndaj Ludogorets.
Ndeshja do të zhvillohet nesër, duke filluar nga ora 20:00.
Ballkani në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, triumfoi me rezultat 2-0, para shikuesve të vet, duke dhuruar spektakël brenda fushës.
Golat i realizuan Qëndrim Zyba dhe Meriton Korenica, që të dytë ishin gola të bukur.
Ballkani do të tentojë që ta ruajë këtë rezultat për të siguruar rrethin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, për herë të parë.
Kujtojmë, skuadra suharekase në kuadër të Ligës së Konferencës në sezonin e kaluar ka arritur deri në fazën e grupeve.