Dy skuadrat kosovare të mbetura në garat evropiane, Ballkani dhe Drita do të nisin sot rrethin e tretë të Ligës së Konferencës së UEFA-s.
Ballkani ndeshjen e parë të këtij raundi do ta zhvillojë sonte ndaj kampionit të Irlandës Veriore, Larne, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, që do të jetë në dispozicion për herë të parë që pas rinovimit.
Larne nuk është skuadër e panjohur për Ballkanin, pasi dy skuadrat ishin ballafaquar në raunde eliminimi edhe sezonin e kaluar.
Skuadra kosovare i kishte fituar të dyja ndeshjet, vendas dhe mysafir, me një rezultat të përgjithshëm 7-1.
Në rast kalimi tutje të këtij rrethi, Ballkani do të kualifikohej në “play-off” të Ligës së Konferencës, ku më pas aty do të luante me humbësin e duelit Minsk-Lincoln.
Dueli i sotëm fillon nga ora 20:00.
Ndërkohë, Drita në rrethin e tretë të kësaj gare do të ketë punë me KF Audan e Letonisë.
Duelin e parë klubi gjilanas e zhvillon në udhëtim sot me fillim nga ora 17:00, për ta pritur më pas në ndeshjen kthyese në Prishtinë një javë më vonë.
Skuadra kosovare në rast kualifikimi në këtë raund, do të kualifikohej në “play-off”, ku do të përballej me fituesin e duelit Brondby-Legia Varshava.