Ballkani do të mirëpresë sot në Suharekë skuadrën e Dukagjinit në xhiron përmbyllëse të javës në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Suharekasit do të kërkojnë tre pikët dhe të rikthejnë distancën e tyre prej +7 pikëve nga Drita, pas fitores së këtyre të fundit ndaj Fushë Kosovës.
Kampionët e Kosovës renditen lider të Superligës me 29 pikë të mbledhura, e ndjekur nga Drita dhe Llapi me nga 25 pikë, por me suharekasit që kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Dukagjini ndërkohë është rikthyer në rrugën e rezultateve pozitive dhe nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit, me tri barazime dhe dy fitore.
Dueli fillon nga ora 13:00 në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekës.