Skuadra e Ballkanit sot shkruan historinë, pasi do të luajë ndeshjen e parë në arenën ndërkombëtare.
FC Ballkani, kampion i Kosovës në futboll do të luajë sonte ndaj ekipit lituanez, Zalgiris me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky ballafaqim do të zhvillohet në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Trajneri Ilir Daja ka gati skuadrën dhe me përvojën e tij synon të ketë sukses me klubin nga Theranda që luan për herë të parë në një ndeshje evropiane.
Zalgiris poashtu do kalimin tutje, andaj na pret një duel fantastik sonte.