Bali Muharremaj bashkë me kryeministrin Kurti në Tërrnje i nderuam martirët e lirisë

Në një ceremoni solemne në Tërrnje, Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Rahovecit përkrah kryeministrit Albin Kurti theksoi përkushtimin e banorëve të Rahovecit ndaj kujtimit të martirëve të lirisë.

Ai shprehu se ata që dhanë jetën për liri janë përjetësuar dhe se nuk do të harrohen kurrë.

“Përkushtimi ynë ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për liri është i pafund, dhe kujtimi i tyre do të jetojë gjithmonë në zemrat tona,” u shpreh Muharremaj.

Gjithashtu, ai kërkoi nga Serbia që të japë llogari për krimet e kryera ndaj popullit të pafajshëm shqiptar, duke theksuar se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj.