OVLUÇK dega në Klinë ka reaguar në lidhje me ftesat e fundit të Gjykatës Speciale, drejtuar krerëve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Bislim Zyrapi, Jakup Krasniqi dhe Sokol Bashota.
Kjo organizatë këtë e quan padrejtësinë më ta madhe që i është bërë UÇK-së.
Kryetari i OVL UÇK dega në Klinë, njëherësh bashkëluftëtarë i të akuzuarave nga Haga, Hajdin Balaj, ka thënë për klinainfo se Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe se askush nuk mund të njollosë.
“Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe se askush nuk mund të njollosë. Të gjithë ushtarët e UÇK-së që shkojnë në Hagë do ta dëshmojnë këtë.”
Ai ka shtuar se Luftëtarët e UÇK-së kanë luftuar për lirinë e këtij vendi dhe se beson plotësisht në pafajësinë e të gjithë ushtarëve të veshur me uniformën e UÇK-së.